Home Gjeo-Ekonomia Pse hesht Ministri i jashtem i Kosoves për armatimin e Serbisë nga...

Pse hesht Ministri i jashtem i Kosoves për armatimin e Serbisë nga Rusia?!

U bë ditë që mediat ndërkombëtare shkruajnë në lidhje me shqetësimin e armatimit të Serbisë nga ana e Rusisë, për shkak të një kontigjenti mjetesh të blinduara dhe armatimi tw rwndw që ka kaluar përmes hapësirës ajrore të Hungarisë.

Dhe janë të shumta arsyet për tu shqetësuar. Së pari sepse një vend anëtar i NATO-s dhe
i BE-së ka shkelur sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, ku bën pjesë edhe shitja e armëve.

Së dyti sepse Rusia po sjell armë moderne në Serbi, në vazhdën e ndërtimit të një baze ruse sic është ajo e NISH-it e që ka për qëllim kërcënimin e Ballkanit. Serbia tashmë fare hapur po shërben si Kali I Trojës i Rusisë në rajon dhe në Europë.

Së treti dhe më e rendësishmja për ne, është se ky armatim modern që pritet të pasurohet edhe me tanke është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.

Në vitin 1999, pas bombardimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, Serbia e kapitulluar jo vetëm që duhej të qëndronte ushtakisht larg kufirit me Kosovën që ruhej nga trupat e NATO-s, por u vendosën edhe sanksione ushtarake në lidhje me armatimin e saj.

Por ndërsa hyrja e mjeteve ushtarake të Rusisë në Serbi kanë vënë në alarm NATO-n dhe BE-në, duket se nuk e kanë shqetësuar aspak ministrin e jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli.

Asnjë deklaratë publike e tij edhe pse mediat po shkrujanë cdo ditë për kërcënimin rus në Ballkan, dhe me siguri asnjë veprim nëpër kanalet diplomatike.

Ndërsa Serbia ka vënë alarmin anë e mbanë botës për taksen që ka vënë Kosova, duke e rritur presionin ndërkombëtar për ta hequr atë, Kosova nuk reagon për aramatimin e serbisë nga ana e Rusisë, një cështje fondamentale për sigurinë në rajon.

Ministri i jashtëm që gjen kohe për urime e përshendetje në llogarinë e tij në twitter për cdo vend të botës (duke menduar se kështë bëhet diplomacia) nuk ka parë të arsyeshme të reagojë për një shqetësim madhor të kësaj natyre.

Rastësi?

Me siguri jo. Edhe nëse nuk i ka parë vetë raportimet e mediave ndërkombëtare, gjë që nuk i falet një ministri të jashtëm, me siguri ka ambasada dhe njerëz në ministri që ja kanë paraqitur këtë shqetesim. Si për shumë cështje të tjera në Kosovë, ai ka zgjedhur heshtjen me shpresën që kalon edhe ky lajm dhe heshtja e tij nuk bie në sy.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli nuk reagon dot kur është fjala për Rusinë sepse ai është peng i saj. E shkuara e tij është tepër e kompromentuar dhe këtë e dinë mirë pushtetmbajtësit në Moskë, të cilët nuk kanë nevojë t’ia rikujtojnë aferën e njohur si Kremlin Gate.

Po kështu aktivitetet kryesore të biznesit ai i ushtron në Kazakistan, në sajë të lidhjeve me ish-presidentin e atij vendi që ka pak muaj që e ka lënë postin. Sipas një shkrimi të Bloomberg e të ribotuar në gazetën italiane Il Post, me 8 janar 2017, “Pacolli e la Rusinë vite më parë për tu vendosur në Kazakistan, ku presidenti Nursultan Nazarbayev, një aleat historik i Putinit i jepte një miliard dollarë në vit për të transformuar qytetin Astana në kryeqytet.”

Meqe ra fjala, Kazakistani nuk e ka njohur Kosovën, megjithë miqësinë e ngushtë të Pacollit me presidentin e atij vendi.

Në shkrimin e zgjeruar mbi jetën e shumëfishtë të Pacollit, (kështu edhe titullohet) përmendet fakti se Pacolli kishte qëndruar tetë orë në takim me Millosheviqin, gjatë kohës që në Kosovë zhvillohej luftë.

I njejti person, i cili edhe në Kosovë njihet për bizneset e tij të ndërtuara me metoda korruptive, sot ka në dorë digasterin më të rëndësishëm në qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ramush Haradinaj u dorëzua përballë presionit të Pacollit të cilit i dha katër ministri, pasi donte të behej kryeministër, duke bërë kështu një kompromis të dëmshëm që po e diskretiton shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Është naivitet të besosh se orientimi politik i Pacollit përsa i përket politikës së jashtme të Kosovës, nuk varet nga lidhjet e drejtpërdrejta apo të tërthorta me Rusinë. Për të mos folur në lidhje me skandalet e përditshme diplomatike që bën, për shkak të injorancës së tij, dhe të kthimit të diplomacisë në biznes privat…

Share: