Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha bizneset “qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese”, për ata që nuk i binden ligjit.
Në një postimin faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka treguar rrethimin me shiritin e verdhë të një tjetër pike karburanti i cili abuzonte.
Rama thekson në postimin e tij se ashtu siç qytetarët paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe bizneset duhet të paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe konsumatorëve.
Postimi i Ramës
#ZeroTolerancë ndaj kujtdo ndër këta, që i bën karshillëk ligjit, shtetit, konsumatorit.
Qasja sensibilizuese, edukative, tolerante për të mos stresuar biznesin, u zgjat shumë dhe prodhoi pak sukses për kohën që mori. Qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit.
Nëse për shembull, sot, të gjithë konsumatorët paguajnë energjinë, nuk ka më fare-fare asnjë lloj justifikimi, që bizneset të mos paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe konsumatorëve./ Opinion.al E.Xh.