Home KRYESORE Shkodër/ PD nis protestën kundër konstituimit të këshillit bashkiak

Shkodër/ PD nis protestën kundër konstituimit të këshillit bashkiak

Ditën e sotme në orën 11:00 pritet që të konstituohet këshilli bashkiak i Shkodrës, po ashtu gjatë kësaj mbledhje do të vendoset dhe se kush do e drejtojë bashkinë e Shkodrës, pasi Valdrin Pjetri është tërhequr.

Pas paralajmërimit të opozitës për protestë, organizatorët e mbledhjes kanë ndryshuar vendi për konstituimin e këshillit bashkiak. Ceremonia do të zhvillohet nga ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Kjo vjen pasi PD ka paralajmëruar një protestë përpara Rektoratit, vendit që ishte planifikuar në fillim.

Ndërkohë, mbështetës të opozitës janë mbledhur përpara prefekturës, nga ku do të nisë edhe një marshim proteste drejt vendit ku pritet të bëhet konstituimi.

Gjithashtu për shkak të protestës, në hyrje të Bibliotekës ka prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Tre pikat e rendit të ditës-Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen  e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.

PD kundër konstituimit-Ndërkohë PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim. Sipas PD Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit  është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë./ Opinion.al E.Xh.

Share: