Home KRYESORE “3 çarje të mëdha tektonike brenda Shqipërisë,do ketë vazhdimisht tërmete”

“3 çarje të mëdha tektonike brenda Shqipërisë,do ketë vazhdimisht tërmete”

Luljeta Bozo, inxhiniere ndërtimi thotë se tërmetet në Shqipëri do të jenë të vazhdueshme, pasi ka të bëjë me pozicionin ku ndodhet vendi.  Në emisionin Opinion ajo tha se për tërmetet ka studime shumë të mirë, që udhëzojnë ndërtuesit se ku duhet të ndërtojnë dhe ku jo.

“Që të mos kenë panik njerëzit duhet të dinë në Shqipëri që ne jemi në një brez të zjarrtë si quhet…Këtu na ka rënë për hise të jetojmë. Jo vetëm për shkak të dy pllakave të Afrikës dhe Evropës që afrohen, rrëshqasin, përplasen me njëra-tjetrën dhe çlirohet energjia e brendshme, por ne kemi edhe brenda territorit të Shqipërisë tre çarje të mëdha tektonike…Ajo e bregdetit që fillon që nga Mali i Zi dhe mbaron në Greqi, është ajo që fillon në Shkup kap Dibrën tonë, Tepelenë edhe vazhdon poshtë dhe e fundit është që fillon në Korçë, Pogradec që është më origjinë tektonike dhe liqeni i Pogradecit dhe vazhdon në Greqi. Këto janë zona të dobëta ku energjia e brendshme e tokës që grumbullohet dhe do të çlirohet, çlirohet me forcë shumë më të madhe sesa në zonat e tjera… Qendra sizmologjike ka bërë studime duke i evenidentuar të gjitha këto dhe ne ndërtuesit nuk duhet të lakmojnë në ndërtojmë në këto zona të rrezikshme…Kemi zona të tjera për të ndërtuar përse duhet të shkojmë aty ku ka çarje tektonike…por ndëtojmë atje. Fuqia e tërmetit nuk varet vetëm nga energjia që çlirohet në vatër, por varet edhe nga lloji i truallit që është dhe në Shqipëri është bërë një studim kolosal që e kanë të gjithë qytetet e Shqipërisë por nuk i referohen. Për shembull Tirana në hartën sizmike të Shqipërisë është 7 ballë por nga mikrozonimi në Tiranë kemi edhe 8.5 ballë me shkallën e parë më herkalin…ku është Kombinati dhe sa herë që bie tërmet në Tiranë zona që vuan më shumë është Kombinati sepse ka qenë kënetë dhe atje amplifikohet lëkundja. Ne ndërtuesit duam të dimë sa është nxitimi maksimal, ne duhet të dimë sa është nxitimi në shkëmb dhe në sipërfaqe, që të dimë si do na iki themeli që është kryesori dhe që merr me vete gjithë godinën”, tha Luljeta Bozo, inxhiniere ndërtimi.

Por si bëhen ndërtimet e sotme?

“Ne kemi patur në ndërtim një legjislacion shumë të fortë që nuk lëvizje dot as majtas as djathtas për projektim për zbatim për marrje në dorëzim të veprave…Deri në 6 kate para vitet 90-të. Pas ‘90 filloi një kaos i madh në ndërtim, nuk mund të projektonte kush të donte, nuk mund të ndërtonte kush të donte se jepte urdhri pronari që kishte paret”./ Opinion.al

Share: