Home KRYESORE 30 qershori/ Meta thërret misionin e Kongresit të Autoriteteve Vendore

30 qershori/ Meta thërret misionin e Kongresit të Autoriteteve Vendore

Presidenti Ilir Meta i ndodhur në Strasburg, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Vendore, Andreas Kiefer.

Përmes një postimi në “Twitter”, Meta shprehet se Kongresi mund të japë një zgjidhje krizës politike vendore në Shqipëri, e cila sipas tij, u krijua pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Presidenti shprehet gjithashtu se gjatë takimit kanë rënë dakord për një mision të Kongresit në Shqipëri.

Postimi i Metës

“Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore”, thuhet ne njoftim./ Opinion.al E.Xh.

Share: