Home KRYESORE “A i trembet Venecias Kreu i Shtetit?”, përgjigja epike e Metës

“A i trembet Venecias Kreu i Shtetit?”, përgjigja epike e Metës

Kreu i shtetit, Ilir Meta nuk ka dashur të komentojë draft raportin e Komisionit të Venecias të publikuar dje në media. Ai tha se ka zero koment pasi sipas tij e ka shterruar me kohë edhe si President dhe institucion mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kanë bërë Kushtetutës.

“Kam zero koment. E kam shterruar me kohë edhe si President dhe institucion mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kemi bërë Kushtetutës dhe pluralizmit politik sipas Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut”.

Por i pyetur nëse i trembet Komisionit të Venecias, presidenti ka thënë se si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias për këtë vit, duke kujtuar vlerësimin e marrë këtë verë në Venecia, nga autoritetet vendore të Rajonit të Venetos.

“Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias për këtë vit.”, tha Meta.

Kujtojmë se më 13 korrik Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vlerësuar në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”./Opinion.al

Share: