Home KRYESORE Ambasada Britanike: Vendimi ndaj Tahirit ngre pikëpyetje…

Ambasada Britanike: Vendimi ndaj Tahirit ngre pikëpyetje…

Pas reagimit të Ambasadës Amerikane në lidhje me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi nga ambadori britanik në Tiranë. Sipas tij ky vendim tregon se sistemi ligjor po maturohet por nënvizon se mos-provimi i akuzave më të rënda duhet të shërbejë për të çuar para reformën në drejtësi

“Vendimi ndaj Saimir Tahirit tregon se sistemi ligjor po maturohet. Por, dështimi për të provuar akuzat më serioze, ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë e çuarjes përpara të reformës në drejtësi” shkruan ambasadori Duncan Norman.

Sipas Ambasadës së SHBA, vendimi ndaj Tahirit demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Megjithatë SHBA, theksoi në reagimin e saj se dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. /Opinion.al

Duncan Norman@DNormanFCO

The verdict on Saimir Tahiri shows that Albania’s legal system is growing in maturity. But the failure to convict against the more serious charges raises questions and shows the importance of seeing through the judicial reform to the end.243:07 PM – Sep 20, 2019Twitter Ads info and privacySee Duncan Norman’s other Tweets

Share: