Tërmetet e 48 orëve të fundit në Shqipëri shkaktuan jo vetëm një situatë paniku tek qytetarët por lanë edhe qindra godina të dëmtuara. Ndër to është edhe godina e ambasadës gjermane në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada ka reaguar në shenjë solidariteti me qytetarët e dëmtuar dhe kanë postuar një foto ku tregohet një mur i krisur në godinës.
“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij” shkruan ambasada.
Sipas të dhënave të raportuara dje në kryeqytet janë dëmtuar 187 banesa dhe 20 pallate, në Durrës tërmeti ka dëmtuar 188 banesa, 2 shkolla dhe 9 pallate ndërsa në Elbasan janë dëmtuar 113 banesa. /Opinion.al