Home KRYESORE Ambasadori i OSBE: Situata e krijuar, zhgënjyese! BE: Duhet dialog

Ambasadori i OSBE: Situata e krijuar, zhgënjyese! BE: Duhet dialog

Ambasadori i OSBE-së, në Tiranë Bernd Borchardt është shprehur i zhgënjyer me situatën e krijuar sot në tryezën për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat në përfundim të tryezës, Borchardt tha se do shohin më me kujdes hapin e radhës.

Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Ne nuk e qeverisim këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë”, u shpreh ambasadori i OSBE.

Fillimisht nga tryeza u larguan ekspertët e opozitës jo parlamentare, të cilët propozuan që procesi i reformëszgjedhore të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.

LEXO EDHE: Tension dhe sherr, çfarë ndodhi në tryezën e reformës zgjedhore

Më pas në në debat e sipër, duke protestuar, u larguan deputet e opozitës parlamentare.  Për këtë tryezë veç ambasadës amerikane, reagoi dhe delegacioni i BE-së në Tiranë.

“Ne mirëpresim angazhimin e liderëve të partive opozitare shqiptare në kontekstin e tryezës së sotme për reformën zgjedhore, organizuar nga OSBE. Shqipërisë i duhet dialog i plotë ndër-partiak për të zbatuar me shpejtësi rekomandimet e ODIHR dhe për të kapërcyer situatën aktuale politike”, thekson BE./ Opinion.al

Share: