Home KRYESORE Bundestagu voton pro çeljes së negociatave, një pjesë e diskutimeve

Bundestagu voton pro çeljes së negociatave, një pjesë e diskutimeve

Bundestagu gjerman votoi për hapjen e negociatave të anëtaresimit mes Shqipërisë dhe BE, me 9 kushte. Pas një diskutimi rreth 40 minuta në seancen e kësaj të enjteje, parlamenti në Berlin miratoi me votat e ligjvënësve të maxhorancës në pushtet rezoluten e grupimeve CDU/CSU dhe SPD që autorizon qeverinë federale të mbështesë hapjen e negociatave me kushte mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në samitin e tetorit.

Rezoluta mori 395 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim në parlamentin e Gjermanisë. Gjatë diskutimeve në seancë e parlamentit gjerman deputeti socialdemokrat, Josip Juratovic kërkoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke deklaruar se duhet t’i jepet një shans këtij vendi dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndersa deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn tha se Shqipëria ka bërë përparime në sistemin e gjyqësorit, por ka ende punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar. Deputeti tjetër i CDU/CSU Peter Beyer tha se nga Shqipëria priten rezultate konkrete në Reformën Zgjedhore

Rezoluta që u miratua, e propozuar nga dy grupet e koalicionit qeverisës, CDU-CSU dhe Social Demokratët përmban një listë me kushte për tu përmbushur nga Shqipëria që duhet të kontrollohen nga qeveria gjermane.

Dy prej kushteve, ngritja e Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës e Lartë dhe miratimi i reformën zgjedhore me pëlqimin e palëve politike, duhet të përmbushen përpara konferencës së parë mes qeverisë shqiptare dhe BE në pranverë të vitit 2020

Një listë e dytë kushtesh duhen plotësuar para hapjes së dy kapitujve të parë të negociatave. Në to perfshihen zbatimi i reformës zgjedhore, fillim i procedurave penale kundër gjykatësve dhe prokurorëve të akuzuar në procesin e Vettingut, hetimi dhe dënimi i personave te perfshire ne shitblerje të votave si dhe ngritja dhe funksionimi i SPAK.

Më tej në rezolutë thuhet se prioritet është kapërcimi sa më shpejt i krizës politike. Rezoluta kërkon gjithashtu edhe të sqarohet legjitimitetit i zgjedhjeve të 30 Qershorit nga Gjykata Kushtetuese./ Opinion.al

Share: