Home KRYESORE Drejt largimit nga PS? Ditmir Bushati i përgjigjet radios gjermane

Drejt largimit nga PS? Ditmir Bushati i përgjigjet radios gjermane

“Fakti që sot për sot kam artikuluar jo vetëm brenda strukturave të Partisë por edhe publikisht disa qëndrime që mund të përceptohen si disi të ndryshme me qëndrimet e udhëheqjes së Partisë Socialiste nuk do të thotë që kam një projekt tjetër përveçse kontributit brenda Partisë Socialiste”. Kështu eshte shprehur ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për Deutsche Welle ku ka folur për raportet me Kryeministrin Rama dhe vazhdimin e qëndrimit të PS, pas qasjeve kritike që ka mbajtur brenda selisë rozë.

I pyetur nga radioja gjermane nëse “në të ardhmen apo do të bëhet pjesë e ndonjë projekti të ri politik” bushati e ka mohuar këtë obsion: “Unë besoj se vetëkorrigjimi është një proces fiziologjik i domosdoshëm për çdo forcë politike, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisjes sepse vetëkorrigjimi do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi.

Dhe vetëkorrigjimi nga ana tjetër do të krijonte mundësinë për të rikthyer shpresën që është topitur në disa raste e mund të jetë vrarë në raste të tjera. Në radhë të parë, për ata njerëz që na kanë besuar në projektin tonë që në 2013-ën, pa përmendur këtu edhe të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme. Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë për të qenë promotore e ndryshimit dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë jo vetëm forca e progresit dhe intelektit por edhe forca e komuniteteve.

Dhe me këtë dua të them që rasti i Shkodrës (zgjedhja e Valdrin Pjetrit-Lapsi.al) na mëson se në procesin vendimmarrës duhet të përfshijmë më shumë njerëzit dhe komunitetet dhe jo t’ia besojmë atë një grupi të ngushtë njerëzish, qoftë edhe drejtuesve politikë të Partisë Socialiste” ka thënë Bushati./Lapsi.al

Share: