Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera E tmershme, Shpopullimi nuk ndalet as me thirrje as me predikime

E tmershme, Shpopullimi nuk ndalet as me thirrje as me predikime

Nga Mentor Kikia

Asnjë suprizë! Një studim i fundit i fondacionit Friedrich Ebert, tregonte se 300 mijë shqiptarë kanë në plan të largohen së shpejti nga vendi. Dhe se 40% e të rinjve e shikonin ikjen si mënyrën e vetme për të ndërtuar jetën e tyre.
Pas këtij raporti, presidenti Ilir Meta bëri thirrje për reagime emergjente. Ndërsa Dom Gjergj Meta, një nga të paktat mendje që përhap mirësi në çdo gjë që shkruan e flet, lutej që shqiptarët të mos i braktisin vatanet.
Por çfarë mund ti ktheje shqiptarët nga rruga e ikjes?
Situata aktuale është më e dëshpëruar se ajo në fllim të viteve ’90. Atëkohë ne ikëm, punuam dhe u kthyem e ndërtuam shtëpitë, investuam ku dhe sa mundëm… Ndërsa sot po iket duke i braktisuar ato shtëpi. Sot shqiptarët nuk kërkojnë thjeshtë bukë, por kërkoijnë shpresën për të ndërtuar jetën e tyre dhe të fëmijëve.
Ndaj nuk mjaftojnë as thirrjet e as lutjet.
Së pari, shqiptarë kanë humbur besim tek klasa e tyre politike, e cila përbëhet më së shumti nga matrapazë, hajdutë, injoratë e së fundmi edhe karagjozë. Ata nuk kanë më besim se me votën e tyre do të zgjedhin qeverinë që duan. Ata janë bindur se sido që të votojnë e këdo që të zgjedhin, njësoj do të vidhen.
Shqiptarët nuk duan më vetëm bukë, por duan standrad në shkollim, shëndetësi, mjedis, shërbime dhe mbi të gjitha në demokraci.

Share: