Nga prof. Fisnik Kadiu
Pas shkaterrimit te ures ne Genova, e konsideroj me vend te kujtoj edhe nje here disa problematika qe mund te sensibilizojne organet vendimarrese.
Termeti i djeshëm, me intensitet 5.9 shkallë Rihter ose 7 balle shkallë Merkali (ev) tregon se ka ardhur koha qe Institucionet e vendit duhet te shqyrtojne me gjakftohtesi disa masa te rendesishme e jetesore tashme te lena ne “harrese” qe sigurojne jeten e banoreve.
Se pari,
Normat e projektimit per qendrueshmerine sizmike, me te cilat projektohet sot jane ato te vitit 1979.
Vlera kufitare “zyrtare”e intensitetit te projektimit te ndertimeve ndaj termeteve eshte 7 (shtate) balle shkalle merkali. Termeti i djeshem 5.9 shkalle Rihter ose 7 (shtate) shkalle Merkaliev eshte ne vleren gadi e barabarte me ate te parapare ne kete norme projektimi,
Pyetja qe Une shtroj eshte kjo:
Neqoftese, per nje termet tjeter me vlere me te larte cili do te jete reagimi i strukturave te ndertuara para viteve 2000? Kur, stoku i banesave ne vendin tone i ndertuar para ketij viti perben gadi 69-70% te vellimit te pergjithshem te ndertimeve ne shqiperi eshte nje shqetesim imediat.
Se dyti,
Inxhinieret projektues konstruktor, veçanerisht pas viteve 2000 me inisiativen e tyre (sepse keto norma nuk jane te ligjeruara) perdorin normativat e projektimit te komunitetit EU , te ashtuquajturat Eurocode te projektimit, duke “shkelur” pra normat e projektimit sizmik shqiptar te vitit 1989.
Shtrohet pyetja: a eshte i drejte ky qendrim i tyre, te cilet nuk e zbatojne kete norme?
Pergjigja eshte “Po”, mirepo nga ana tjeter eshte nje antikap. Nqse per nje moment nje inxhinier perballet ne gjykate Ai mund te “denohet” sepse nuk ka zbatuar nirmativat ne fuqi!
Se treti,
Si qendron puna sot me hartimin e ketyre normave te EU?
Jane gjithesejt 9 (nente) normativa te ashtuquajtura EuroCode te projektimit ne fushen e ndertimit.
Prej tyre jane hartuar gadi 65% e tyre, pra nevojiten te permbyllet pjesa tjeter qe per ironi te fatit tenderimi i shpallur per to ne muajin Gusht 2019 “anullohet” per arsye qe nuk ka spjegim.
Por ajo qe Une dua te ngre si shqetesim eshte fakti qe edhe po t’i mbyllim keto normativa zbatimi i tyre, perseri eshte i manget, sepse nuk mund te aplikohen pasi mungojne apo duhen hartuar pershtatja e ketyre normave te EU me ato te kushteve te vendit tone (Anekse Kombetare Shqiptare).
Se katerti,
A kontrollohet cilesia e materialeve kryesore qe perdoren per ndertime ne vendin tone?
Pergjigja dhe analiza qe une kam per kete situate eshte: JO gjithmone dhe ne menyre te vazhduar!
Laboratore testimi te akredituar tashme nuk i mungojne vendit tone, por shqetesimi eshte se:
– Mungon interesi i sipermarresve (jo te gjithe) per te investuar vlera minimale per kontrollin e cilesise se betonit dhe hekurit.
– Mungon kontrolli i organeve dhe institucioneve shteterore te kontrollit te cilesise se zbatimit te punimeve ne ndertim,
– Mungon kontrolli i dokumentacionit te nevojshem te cilesise se materialeve ne Bashki dhe Komuna kur jepen lejet e shfrytezimit te ndertimeve.
Se pesti,
cilesia e produkteve dhe materialeve ne treg, qe perdoren ne ndertime, shpesh here nuk i pergjigjet kerkesave te cilesise se projektit, natyrshem qe nje dite si ajo e dites se djeshme do te jete percaktuese per cilesine dhe jetegjatesine e njerezve dhe te ndertimit apo objektit neser,
Se gjashti,
Sa dhe si aplikohen nga tekniket apo dhe inxhinieret e zbatimit standardet jo vetem te materialeve por edhe te teknologjise se ndertimit ne zbatimin e punimeve te ndertimit, eshte nje shqetesim emergjent, sepse per te mos thene aspak, shume pak i njohin dhe zbatojne standardet e reja te materialeve dhe ato te ndertimit.
Qe neser te mos pendohemi, duhet sot te marrim vendime te shpejta, te mençura duke mos kursyer edhe fonde per te shpetuar jetet e femijve dhe njerezve tane./FastNews.al