Home KRYESORE Kokainë nga Ekuadori, 2 kontenierë ndalohen në portin e Durrësit

Kokainë nga Ekuadori, 2 kontenierë ndalohen në portin e Durrësit

Dy konteinerë që dyshohet përmbanin kokainë janë zbuluar nga policia greke. Mësohet se kontejnerët do të niseshin nga Porti i Pireut, Greqi për në portin e Durrësit në Shqipëri.

Lidhur me këto dyshime, autoritet greke kanë informuar ato shqiptare, për të bllokuar kontenierët, brenda së cilëve u gjendën 45 kg e 801 gr kokainë.

Kontenierët dolën nga dogana dhe u nisën drejt Durrësit, ndërkohë autoritetet greke u kërkuan atyre shqiptare që t’i  mbanin gjatë gjithë kohës në kontroll, por të lejonin lëvizjen e tyre lirshëm, për të zbuluar se në duart e kujt do të shkonte kjo sasi droge.

Sipas  CNN grek, në datën 14 shtator 2019 dy kontenierët kanë lënë doganën greke dhe kanë mbërritur në Durrës në datën 17 shtator.

Gjatë kësaj kohe kontenierët kanë qenë nënvëzhgimin e policisë shqiptare, ndërsa më datë 20 shtator tre persona u janë afruar kontenierëve, por ata kanë kuptuar se ishin nënvëzhgim dhe kanë tentuar të largoheshin. Por, tentativa e largimit dështoi për njërin prej tyre pasi ai u kap nga punonjësit e policisë.

Ndërkohë, dy personat e tjerë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Nga të dhënat bëhet me dije se kontenieri është nisur nga Ekuadori, i ngarkuar me banane, më pas është ndalur në Portin e Pireut për të mbërritur në Durrës. / Opinion.al E.Xh.

Share: