Home KRYESORE Moti i keq, UKT-ja njofton ndërprerje të furnizimit me ujë në Tiranë

Moti i keq, UKT-ja njofton ndërprerje të furnizimit me ujë në Tiranë

Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar se furnizimi me ujë do të ketë shkëputje gjatë ditës së sotme si pasojë e reshjeve të dendura.

Sipas njoftimit të UKT-së, shkak për ndërprerjet e ujit është bërë turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës.

“Thatësira prej më shumë se pesë muajsh dhe intensiteti i lartë i reshjeve prej 115 mm, kanë shkaktuar këtë gjendje në ujëmbledhësin, prej të cilit furnizohet me ujë një pjesë e mirë e qytetit.
Në këto kushte, deri në stabilizimin dhe kthjellimin në ujëmbledhës, Ujësjellësi Tiranë u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme” njofton UKT-ja.

Furnizimi normal me ujë do të vijojë gjatë mbrëmjes sipas UKT-së. /Opinion.al

Share: