Home KRYESORE Ndryshime në Polici, largohet Mitat Tola dhe drejtori i Policisë së Lezhës

Ndryshime në Polici, largohet Mitat Tola dhe drejtori i Policisë së Lezhës

Mitat Tola është larguar nga detyra e Drejtorit të Policisë Rrugore.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Edmond Targaj, i cili deri tani mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale dhe më herët ka drejtuar edhe Policinë e Dibrës.

Ende nuk dihen arsyet e këtij ndryshimi dhe as pozicioni që do të mbajë në vijim Tola.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se është shkarkuar nga detyra edhe edhe drejtori i policisë së Lezhës, Ferdinand Mara. Në vend të tij është emëruar Erigert Mitri emërohet drejtor i Policisë së Lezhës./ Opinion.al E.Xh.

Share: