Home KRYESORE Nje pjese e gr. Parlamentar PD ndodhet ne USA dhe kane patur...

Nje pjese e gr. Parlamentar PD ndodhet ne USA dhe kane patur disa takime ne senatin amerikan

Dy deputetët e Grupit Parlamentar Demokrat, Korab Lita dhe Arben Elezi janë takuar me senatorin Bob Menendez, anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin Amerikan dhe ish-kryetar i këtij komisioni në vitet 2013-2015.

Biseda me senatorin Menendez u përqëndrua në tri çështje të rëndësishme që shqetësojnë sot Shqipërinë, siç janë:

1- Reforma në Drejtësi, hapat dhe implementimi i saj
2- Reforma Zgjedhore dhe ndryshimi i Sistemit Elektoral
3- Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Senatori Menendez theksoi se këto tri çështje janë të rëndësishme për shqiptarët, pasi bazohen në parimet e Demokracisë, por më e rëndësishmja, sipas tij, mbetet Reforma Zgjedhore.

Ai bëri me dije se themelet e një sistemi demokratik dhe shtetit ligjor janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Sipas tij, vetëm pushteti që buron nga zgjedhjet e lira është funksional për qytetarët.

Pas këtij takimi, dy deputetët e opozitës e ftuan senatorin Menendez për një vizitë në Shqipëri.

Reforma Zgjedhore është duke u diskutuar në Parlamentin shqiptar në komisionin e posaçëm, ndërsa grupi parlamentar demokrat ka kërkuar prej disa muajsh ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga proporcional me lista të mbyllura në mazhoritar me lista të hapura, duke përfshirë ndryshimin e Kushtetutës.

Share: