Home KRYESORE Ramën e zë frika: Do humbim po vazhduat kështu

Ramën e zë frika: Do humbim po vazhduat kështu

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë me deputetët e tij, do humbasim po vazhduam kështu. Teksa komisioni hetimor parlamentar zhvillonte seancën dëgjimore me Presidentin e Republikës, pak metra më tej në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri Rama zhvillonte mbledhjen e përjavshme me deputetët e grupit të vet parlamentar.

Në mënyrë të përsëritur kryeministri ka kërkuar nga deputetët maksimumin e përkushtimit në zonat respektive elektorale.

“Kush nuk e bën, ta konsiderojë si kërkesë për dorëheqje nga grupi parlamentar dhe karriera në këtë grup”, është shprehur kryeministri.

“Partia Socialiste s’mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet. S’mund të shkojmë në zgjedhje e të përsërisim të njëjtat gjëra sepse do shkojmë të humbim”, citohet të ketë thënë kryeministri.

Një mënyrë për ta tejkaluar këtë situatë sipas kryeministrit është transformimi i PS, duke hequr dorë nga takimet me të njëjtat fytyra, me të njëjtat pazare e dallavere.

“As Partia Socialiste e as unë s’e mbajmë dot më këtë maskaradë e këto zullume që bëhen në zyrat e shtetit. S’keni ngritur asnjëherë asnjë shqetësim se si funksionojnë zyrat e shtetit. Ju interesoheni vetëm për drejtorët, kush shkon e vjen. Mbajeni mend, që do humbim pushtetin nëse vazhdojmë kështu. Ju mbajeni sa të doni se unë s’do pres fundin e as ju”, u ka thënë kryeministri deputetëve socialistë./ Opinion.al

Share: