Home KRYESORE Reshjet e dendura, ARRSH njofton situatën për të gjithë territorin

Reshjet e dendura, ARRSH njofton situatën për të gjithë territorin

Pas shirave të dendur që kanë prekur Shqipërinë nga mbrëmja e së hënës e deri në mëngjesin e të martës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për gjendjen e akseve rrugore nga veriu në jug.

Sipas njoftimit të ARrSh, ka pasur reshje në të gjithë territorin verior, po pa shkaktuar probleme në qarkullim dhe të gjithë specialistët dhe kontraktorët janë në terren në gatishmëri për çdo situatë.

ARrSh njofton se në zonën e Dajtit ka patur rënie gurësh dhe dherash, ashtu si dhe në zonën e Belshit. Ndërkaq është normalizuar qarkullimi në zonën e Ibës, Bubqit dhe Kamzës.

“Në segmentet e zonës së Dajtit nga reshjet ka rënie gurësh e dherash është punuar për pastrimin e tyre. Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim (te nënkalimi i City Park). Tani situata është e normalizuar. Grupet e punës janë përqendruar në Bubq – Ishem. Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës. Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. Kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës. Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht” njofton ARrSH.

Situata jug situate raportohet gjithashtu e normalizuar pas rrëshqitjeve të dherave në Dragot.

“Ka pasur reshje të shumta sidomos në qarkun e Gjirokastrës. Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash, kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal. Aktualisht në Rajonin Jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit. I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore” shkruhet në njofimin e ARrSh. /Opinion.al

Share: