Ditën e sotme Shqipëria u përfshi nga reshje të dendura shiu, të cilat shkaktuan probleme në disa qytete të vendit.
Sipas Meteoalb, në orët në vijim priten reshje me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat Shkodër, Lezhe, Rrëshën, Burrel, Krujë, Tiranë, Durrës, Elbasan reshjet do të jenë në formë rrebeshi.
Dëri në orët e para të mëngjesit do të ketë rrebeshe shiu kryesisht në Qendër dhe Veriperëndim. Vetëm nesër paradite parashikohet qetësim i situatës në zonat perëndimore dhe qendrore pasi reshjet zhvendosen drejt zonave lindore (por shumë më të pakta).
Orët e pasdites së nesërme sjellin kthjellim gradual të motit në Perëndim dhe më pas edhe në zonat malore. E mërkura vijon e kthjellët dhe e freskët ndërsa e enjtja ri-sjell reshje në Veri dhe shumë pak në zonat qendrore. Me një parashikim të përgjithshëm, nga e premtja deri në fund të muajit shtator, moti në Shqipëri do të paraqitet me kthjellime si dhe pritet rritje graduale e temperaturave të mesditës./ Opinion.al E.Xh.