Home KRYESORE Saimir Tahiri flet për Ramën dhe një përgjigje amerikanëve

Saimir Tahiri flet për Ramën dhe një përgjigje amerikanëve

“Rrugës së drejtësisë i shkoj vetëm përpara, pa patur nevojë për asnjë”. Më këto fjalë ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse kishte marrë një mesazh nga kryeministri Edi Rama, pas vendimit të gjykatës që e dënoi për shpërdorim detyre.

“Është fyese për mua të mendoni që po e çaj rrugën drejt të vërtetës duke kërcënuar njerëz. Duket sikur ju realisht mendoni që ata kanë diçka që të mund të kërcënohen. E kanë bërë vërteta kaq baltë sa të jenë të kërcënueshëm? Unë mendoj që herë tjetër kur të dëgjoni deklaratat e opozitës kërkoni t’i verifikojnë ata, jo unë. E thonë se e kanë bërë vet. E dini shantazhin që i kanë bërë gjyqtarëve e prokurorëve. Kësaj rrugë i shkoj vetëm me drejtësinë time para”, tha Saimir Tahiri.

I drejtpërdrejtë ka qenë dhe me qëndimet e dy ambasadave, asaj të SHBA dhe Britanisë së Madhe, të cilat ishin të pakënaqura me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

“Janë dekurajuese edhe për mua. E theksoj që në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate”, tha Tahiri.

RIKTHIMI NË POLITIKË

Saimir Tahiri: Sa i takon rikthimit tim në politkë, se di pse e kuptoni që rikthimi në qeveri ose në qeverisje. Nuk e kam menduar këtë punë tani. Jam duke u përpjekur t’i shkoj rrugës time për drejtësi deri në fund. Se çdo bëj me karrierën time dhe jetën time nuk e ka në dorë as partia as cilido individ në parti. Të jeni të bindur nuk e ka askush në dorë përveç vetes time. Më vlen më shumë drejtësia se sa partia./ Opinion.al

Share: