Home KRYESORE SHBA: Lajm i keq për zyrtarët e korruptuar, koha po mbaron…

SHBA: Lajm i keq për zyrtarët e korruptuar, koha po mbaron…

“Jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.”

Ka qenë ky mesazhi i diplomatit amerikan në Tiranë, Dan Koski gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania.

Mesazhi i tij vjen vetëm pak ditë, pas një përplasje mes Ambasadës Amerikane në Trianë dhe ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit në një deklaratë për mediat, të shtunën, i cilësoi deklaratat e ambasadës amerikane për një dënim shkurajues të gjykatës ndaj tij, si një presion ndaj gjyqtarëve.

Tahiri deklaroi në një dalje përpara gazetarëve se vendimi i mbrëmjes të së enjtes është vetëm stacioni i parë në rrugën e tij për të kërkuar drejtësi./ Opinion.al

Share: