Home KRYESORE Tërmetet/Flet Zv/dekani i Inxhinierisë, Agim Seranaj: Nëse bashkohen, projektues, ndërtues dhe investitorë...

Tërmetet/Flet Zv/dekani i Inxhinierisë, Agim Seranaj: Nëse bashkohen, projektues, ndërtues dhe investitorë seriozë, jetojmë më të sigurt

Pak ditë më parë Shqipëria u shkund nga 25 lëkundje tërmeti. Por tërmeti më i fuqishëm me magnitudë 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09. Megjithëse tërmeti i 21 shtatorit nuk konsiderohet i përmasave të mëdha nga sizmologët, shërbeu edhe si një test, për cilësinë e ndërtimeve në Tiranë dhe jo vetëm.

Agim Seranaj, Zv/dekan i Fakultetit të Inxhinierisë, projektues dhe konstruktor i njohur thotë për “Top Channel” se “nëse bashkohen projektues, ndërtues, me në krye investitor serioz, jetojmë më të sigurt”.

Tërmeti nxori në pah edhe probleme të ndërtimit në ato pallate ku u dëmtua struktura, ku në disa raste duket se faji është i projektuesit ose investitorit i cili ka përdorur materiale ndërtimi të një cilësie të dobët. Për të mos folur më pas për ndërtime të viteve 90-200 kryesisht në zona rurale të cilat janë ndërtuar nga projektues, por bazuar në eksperienca ustallarësh.

Relativisht lexuam që cilësia e ndërtimeve është e mirë. Kjo do të thotë edhe nga pikëpamja e të projektuarit edhe nga pikëpamja e të ndërtuarit. Vërejmë që ka struktura që janë të brishta dhe jo të mjaftueshme për tu rezistuar ngjarjeve të ardhshme”,- thotë eksperti Seranaj.

Eksperti i njohur i ndërtimeve shton se “neglizhenca apo mos vëmendje mund të ketë jo vetëm nga ndërtuesit, por që nga investitori i cili nuk ka porositur që të realizojë një projekt. Mund të këtë raste që edhe projektet të mos jenë në nivelin e duhur”.

Eksperti Agim Seranaj evidenton edhe një problem me të madh në sektorin e ndërtimit. Sipas tij, projektuesit shqiptarë përdorin kode ndërtimi të vitit 1989, shumë larg kodeve që përdoren në ndërtim nga vende europiane, pasi ato duhet të ndryshojnë çdo pesë vjet. Kjo pasi teknologjia e materialeve të ndërtimit avancon çdo pesë vjet, si dhe kushtet e sigurisë për objektet e larta. “Ka përpjekje për ti rinovuar. Ka plotë projekte, programe dhe institucione që janë marrë me këto çështje vit pas viti për përshtatjen e Euro Kodeve në fushën e projektimit. Megjithatë, ato nuk kanë mbërritur të finalizohen, të legalizohen dhe të bëhen ligje në fuqi”,- deklaron  flet Zv/dekani i Inxhinierisë, Agim Seranaj./Koha Jone

Share: