Home KRYESORE Termetet, Nga bekimi i Papës…për pak në pluhur!

Termetet, Nga bekimi i Papës…për pak në pluhur!

Nga Enxhi Nasto

21 Shtatori i para pesë viteve ishte dita ku kjo tokë e shqiptarëveu prek nga dora e Papës dhe të gjithë qëniet tokësore të këtijvëndi duket se u bekuan nga prania e tij. Misioni i Papa Françesku-t ishte tepër i qartë, t’u sillte “paqen e mëndjes” gjithë shqiptarëve përtej çdo ngjarjeje politike të ndodhur dhe pavarësisht një ekonomie të rënduar, si dy faktorë sfidues tëjetëve tona. 

Natyra, në 21 Shtatorin e djeshëm, e përmbysi këtëpaqe misionare të tij. Toka reagoi ndryshe këtë rradhë. Ajo na shkundi për një arsye. Më mjaftoi vetëm pak sekonda dje për tëharruar atë çfarë po thoja një minutë më parë. Ajo lloj lëkundje e fortë më bëri të kujtohesha për Jetën. 

Nëse kjo tokë e Jona do kish vendosur përfundimisht të vetshkatërrohej bashkë me jetëttona, atëhere e vetmja gjë për të cilën do ikja e lumtur nga kjobotë, është se iu gjenda pranë njeriut tim vetmitar në katin e fundit të një ndërtese, rrënimi i së cilës do të merrte bashkë me vete Njeriun e Ri dhe atë të Vjetër.

E nëse ky fund do tëndodhte, atëhere të rilindurit pas shumë kohë do të ngrininpyetjen: “Kush ua përcaktoi këtë fat, Zoti apo Natyra?”. Në fakt, ka një qenie supreme, të mbinatyrshme, e cila na parashkruanfatin e të gjithëve ne dhe me dorën e tij vë në lëvizje natyrën tëna kundërpërgjigjet.  

  Nuk jam e sigurt nëse ai 21 Shtatori i djeshëm do i risjellshqiptarëve “paqen mendore” që deri një ditë më parëshqetesoheshin për fatin e Tahirit, për fatin e drejtësisë në vënd, për rifillimin e protestave opozitare, nëse do të ketë njëkomunikim apo marrëveshje midis dy liderëve politik, përvendimin e Bundestagut. 

Nuk jam sërish e bindur, nëse ky 21 Shtator i ka ndërgjegjësuar të gjithë shqiptarët, se Zoti apo Natyra (vendoseni emrin si të doni) është më vetting-iste se kushdo tjetër në këtë tokë. Është gjykatësi i të gjithëve ne qëherë pas herë na sinjalizon. 

Ndonëse jam e vetëdijshme se nga pluhuri kemi ardhur dhe po në pluhur do të shndërrohemi njëditë, i lutem Gjykatësit lart vetëm për një gjë, më kthe në pluhurditën kur vizioni im dhe i të ngjashmëve të mi për këtë Shqipëritë jetë shteruar plotësisht.

Share: