Nga Ilir Hoxholli
Se kush i ka thene disave qe keta qe besojne ne Zot, ncuq fare nga shkenca, po hic fare. Keta as kuptojne, thjesht dine te thone Zoti, Zoti, vetem Ai e di.
Qe te kuptohemi, gjithcka qe lexoni ju lexojme edhe ne, besojme se levizja e pllakave tektonike, ndodh cdo 10-15min ne te gjithe boten. Disa prej tyre nuk ndjehen, disa prej tyre ndjehen lehte, disa prej tyre trembin, disa ta sjellin vdekjen aq prane sa thua, ky eshte momenti i fundit, e disa edhe bejne shkatrrime ne mase.
Propabiliteti qe termeti te vrase ne lidhje me panikun qe shkakton eshte me i vogel, se aksidentet, kanceri, sulmet ne zemer, por paniku as qe krahasohet.
Fakti qe cdo gje ne kete univers kontrollohet ne menyre kaq precize, por te krijuara ne ligjet te Fizikes, nuk ia ul vleren Zotit, perkundrazi ia shton, dhe asaj qe ne ia faturojme njerzve si shpikje eshte thjesht nje zbulim i madh qe meriton respekt, por shtrati eshte aty, ne krijimin fillestar.
Tani le t’i kthehemi pllakave qe per disa nuk kane lidhje me Zotin? Cdo gje ne perfeksion dhe pllakat kane dale jasht kontrollit te Tij? Ai di per cdo levizje, di per sa frymarrje merr gjithsecili prej nesh, di se kur duhet te levizin, sa duhet te levizin, sa ndryshime do te sjelli ne siperfaqe, sa deme do te beje, ekonomike, jete. Prandaj themi qe eshte fuqia e Zotit, bazuar ne gjithcka qe sot flet shkenca.
Mos ngatrroni besimin si ne kohen e Zeusit me sfurk, as te Aferdites etj. Po flasim per Krijuesin qe ne e studiojme mes ligjeve te fizikes, astronomise, kimise, biologjise etj. Ai e di qe ne kete date, kete ore, kete sekond, kjo pllake do te levize, kaq do te levize, kaq dem do te shkaktoje. E kur themi Zot na ruaj, nuk themi se nuk e dime se levizin pllakat, por themi o Zot qe me Madheshtine e Krijimit tend te miliarda galaktikave, e yjeve, mbaje doren tek ne qe mos jete caktuar ndonje denim i dhembshem.
Levizja e pllakava i sherben stabilitetit te tokes, le te na sherbeje edhe ne ne stabilitetin si njerez qe mos dalim rrugeve kur nuk duhet.
Nuk duhet te trembemi nga leximi dhe meditimi, lexojini te gjitha fushat e jetes sepse ka caste te veshtira qe flet shpirti, e kur flet ai, nen dridhjet e tokes, kerkon Autorin e Vertete, Ate qe Krijoi gjithcka…
Ilir Hoxholli, Llogjika e nje besimtari