Home KRYESORE Albin Kurti flet për takimin me Ramën: Jemi persona të ndryshëm, por…

Albin Kurti flet për takimin me Ramën: Jemi persona të ndryshëm, por…

Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti ka treguar detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama. Nga samiti i Paqes së Europës Juglindore, që po mbahet në Tiranë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se Shengeni Ballkanik është tani për tani vetëm ide.

“Unë pres që ta shikoj një tekst se çfarë nënkupton saktësisht. Më ngjan më shumë me ide sesa me projekt. Tani për tani është vetëm ide”, tha Kurti, kur u pyet nga gazetarët në lidhe më Shengenin Ballkanik.

LEXO EDHEÇfarë u diskutua në takimin Rama-Kurti

Në lidhje me marrëdhënien e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Kurti tha: “Jemi persona të ndryshëm, politikanë të ndryshëm, por duam të bashkëpunojmë në mënyrë që dallimet që kemi të mos rrezikojnë bashkëpunimin tonë, sepse fundja nuk jemi dy persona të veçantë, por dy funksione për të cilët shqiptarët presin bashkëpunim”.

Edhe njëherë theksoi se do të jetë ai që do të drejtojë dialogun Kosovë-Serbi, por sipas tij nuk ka ende një datë konkrete se kur nis ky dialog.

“Pres të takohem me pasardhësin e Mogherinit për të përcaktuar parimet se si të ecim para. Për marrëveshjen me Serbinë duhet të ndryshojë shumë më tepër Serbia sesa Kosova”, theksoi Kurti, i cili shtoi se “tarifa 100% për mallrat serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë”./ Opinion.al

Share: