Home KRYESORE Atentati në Kinostudio, momenti kur Santiago Malko qëllon ndaj vëllezërve Mumajesi. Çfarë...

Atentati në Kinostudio, momenti kur Santiago Malko qëllon ndaj vëllezërve Mumajesi. Çfarë kapën kamerat (Video +18)

Në këtë video duket Santjago Malko, në momentin kur qëllon ndaj vëllezërve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi si dhe Ibrahim Durollari. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 27 qershor 2018 në një lokal bastesh në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë. Pamjet që po transmetohen për herë të parë në News24 janë xhiruar nga kamera te sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja.

Në krye të herës, policia deklaroi se ishte duke punuar për identifikimin e autorëve të krimit. Krahas veprimeve të tjera hetimore, oficerët e krimeve sekuestruan edhe kamerat e sigurisë së lokalit, që kanë filmuar këto pamje.

Sikurse dallohet qartë në to, në lokal me armë në dorë shfaqet ish-oficeri i Patrullës së Përgjithshme, Santjago Malko, i cili u ekzekutua me 27 gusht të këtij viti në rrugën “Xhanfize Keko”.

Ai qëllon ndaj dy vëllezërve dhe mikut të tyre. Për faktin se Mumajesët ishin të paarmatosur, siç dallohet në video, ata kapin karriget dhe i hedhin në drejtim të atentatorëve, në përpjekje për t’iu shpëtuar plumbave.

Pavarësisht se policia e ka pasur në duar këtë video dhe burimet thonë se mundi të identifikonte atentatorët dhe ata ishin Malko e miku i tij me inicialet R.M. mbetet e paqartë, përse nuk ndërhyri për t’i arrestuar.

Malko u përfol më vonë edhe për përfshirje në ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Elio Esmerald Hato e biznesmeni Ervis Martinaj.
Në këtë ngjarje, ai rezultoi të mos ishte i implikuar, por në pikëpyetje mbetet se përse policia e la të lëvizte i lirë pas atentatit në lokalin e basteve. Nëse autoritetet do të kishin reaguar në kohë duke e vënë në pranga Malkon, do të ishte parandaluar dhe krimi i rëndë që ndodhi gushtin e këtij viti, ku ish- oficeri i Patrullës u qëllua për vdekje nga dhjetëra plumba.

Malko është i dyshuar për përfshirje edhe në krime të tjera, por gjithmonë ia ka hedhur drejtësisë. tashmë që provat po dalin në dritë një e nga një, është detyrë e institucioneve të zbardhë se kush dhe përse e mbronte ish-oficerin e Patrullës me rekorde të theksuara kriminale.

(BalkanWeb)

Share: