Home KRYESORE BBC shkruan për zgjedhjet në Kosovë dhe perspektivën e qeverisë

BBC shkruan për zgjedhjet në Kosovë dhe perspektivën e qeverisë

Partitë opozitare shpallin fitoren në zgjedhjet e Kosovës është titulli që BBC ka vendosur në shkrimin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë pas daljes së rezultateve paraprake.

Në artikull shkruhet se Vetëvendosja dhe LDK, dy parti opozitare të qendrës pritet të marrin rreth 25% të votave. Gjithashtu aty thuhet se këto dy parti nuk arritën të formonin një koalicion parazgjedhor.

Megjithatë BBC citon Albin Kurtin që tha dje se do të trokasë në derën e LDK-së për të nisur negociatat për krijimin e qeverisë së re.

A munden këto dy parti të qeverisin sëbashku?

Sipas korrespondentit të BBC për Ballkanin, Guy De Launey, të dy partitë kanë karakteristika të ndryshme.

“Vetëvendosja është një lëvizje nacionaliste shqiptare anti-establishment. Deputetët e saj njihen për ndërprerjen e seancave të Asamblesë Kombëtare duke hedhur edhe gaz lotsjellës. LDK është partia më e vjetër e Kosovës – dhe shpreson të vendosë avokaten Vjosa Osmani si kryeministren e parë femër” shkruan ai.

Ai shton se negociatat mes tyre mund të marrin disa javë për të arritur në krijimin e qeverisë së re.

De Launey komenton edhe çështjen e tarifave duke kujtuar se Albin Kurti do të heqë taksën 100% me Kosovën por do të aplikojë masa të tjera ndaj Serbisë. /Opinion.al

Share: