Eshte vetem 13 vjec dhe ne nje familje bardh e blu, fjalia kryesore eshte, si do te dali Tirona. Kishte dy jave perpara qe edhe pse do ndeshej Tirona me Kukesin pyeste per Partizanin. Diten e ndeshjes nuk rrinim dot ne shtepi (edhe une prej tim biri) shkuam qe ne 17:30 ne stadium.
Stadiumi gati i mbushur ne kapacitetin maksimal. Pas pak nje sherr mes dy paleve qe disa me thonin per fonine, disa per sharjet dhe me vone pas sherrit u zbulua per nje skenar. Diskutimi me tim bir kaloi ne sherrin e tifozeve. Si t’ia shpjegoja, t’i kritikoja tifozerine e Tirones ishte e pamundur, ata jane zemra ekipit dhe nuk do me kuptonte.
Per hir te vertetes tifozat fanatics qendruan idiferente ne mase dhe shume prej tyre terhiqnin tifozet mos hynin ne fushe. Nuk e di cdo te kishte ndodhur sikur te kishin hyre ata ne fushe. Faleminderit Zot, faleminderit cuna qe ruajtet qetesine.
Kur ndeshja mbaroi me terhoqi vemendjen dicka, nje tavoline e madhe ne lokal, me djem te rinj, po shikonin Milanin. Disa ishin me bluze te Tirones dhe disa me te Partizanit. Nuk u zine, po pinin kafe bashke dhe po shijonin ndeshjen.
Ndalova dhe i thashe tim biri; pse nuk zihen tani? Pse nuk shahen? A mundet qe nje çast te na verboje e te godasim komshiun, bashkeqytetarin tone? Nese shikojme ne rrjete sociale se dikush kerkon ndihme, eshte i varfer apo i semure qe i rrezikohet jeta, a behemi te gjithe bashke te Tirones, Partizanit, Vllaznise, Skenderbeut etj. Nuk pyesim me ke eshte nevojtari, as se kush po e ndihmon.
Bir futbolli luhet ne fushe, kundershtarit ne fund i japim doren me shpresen se takimin tjeter do te pergatitemi me mire. Keta jane burrat, dhe nje thenie profetike eshte: “Fituesi i vertete eshte ai qe di te menaxhoje humbjen”.
Tironen e Selman Stermasit, nuk e mundin dot episodet, por gjithsecili nga ne duhet t’ia thote dy fjale te rinjve. “Zoti i ruajt cunat e te dy paleve” keshtu e mbylla fjaline me djalin tim, drejtuar tavolines ku ishin shoke te mire por tifoze me skuadra kundershtare…