Nga Edvin Prifti
Negociatat u nderprene. Nje prej popujve me te vjeter te kontinentit iu mohua e drejta natyrale per te qene pjese e tij. Vendi, kombi dhe populli yne u poshterua! Nuk dua te hyj ketu ne diskutimin nese e meritojme, nese ne nuk i kemi plotesuar kushtet, nese jemi te shemtuar dhe krimi ben baterdine, nese reformojme asgjene dhe asgjeja na mban peng, nuk dua ti hyj fare ketij debati pasi te gjitha mund te qendrojne, por jane aspak te rendesishme me menyren se si u poshteruam.
Ka shume menyra se si te diskutosh mbi ceshtjen e hapjes se negociatave, te kerkosh te drejta suplementare apote behesh pjese e nje tavoline, por asnjehere kjo nuk do te thote te poshterosh dike. Dhe kete here ne na poshteruan, na mashtruan dhe na zhgarraviten sikur te ishim indianet e Evropes. Gjyshi im me tregonte qe kur Shqiperia do te anetaresohej me Lidhjen e Kombeve ne Gjeneve, ate dite, gazetat zvicerane (qe te vetmin epos kulturor kane Vilhelm Telin) shkruanin qe sot do te anetaresohet populli i njerezve me bisht ne Lidhjen e Kombeve. Seanca filloi dhe te gjithe ulen pervec Fan Nolit tone te ndritur.
Kryetari i seances e pyet – se pse perfaqesuesi i Republikes se Shqiperise nuk ulej dhe Fan Noli i pergjigjet qe ishte duke pritur karriken me vrime ku duhej te fuste bishtin. Pergjigja ishte aq e kendshme sa asnjeri nuk pati me guximin te diskutonte anterasine e Shqiperise. Ishim me fat qe 100 vjet me pare patem nje njeri te ditur qe na shpetoi nga ajo situate qesharake.
Dhe eshte fatkeqesi qe pas 100 vjetesh te perballemi me te njejtat brockulla dhe ravijezime ksenofobike. Macron qe me kete akt u shnderrua ne mikron, nuk mundet kurresesi te aspiroje rolin e Napoleonit per EU, gje qe shume po e trumbetojne.
Napoleoni ishte aq i vetedijshem per Ballkanin sa ne reformoje gjithe dalmacine dhe krijoi republiken ilire, dhe njekohesisht pas pushtuar mire prusine kishte mbeshtetjene epirit dhe kishte bere te vetat qytetet joniane. Macroni u be pre dhe sherbetor i konkurrentes se tij Le Pen pasi deshira per pushtet brenda tij eshte shume me e madhe se roliqe mund te luante ne histori.
Kjo nuk heq asnje presje paditurise sone per tu perballur me formacione te tilla ne kushtet aktuale. Eshte nje poshterim i madh dhe kryeministri italian e shprehu me mire se kushdo pasi shqiptaret kete here nuk kane asnje lloj arsye te sakrifikohen per Evropen.
Tempullaret franceze shkruanin mijera vargje per Gjergj Kastriotin tone, tashme nuk do kene me kohe dhe mundesi pasi po ata nuk i dhane asnje mundesi vendit tim per te nxjerre ne balle heronjte e tij. Ju te nderuar komunitare me gjithe faljet qe na kerkuat, na perdhoset dhe na poshteruat me menyre me arkaike dhe te padenje. Sigurisht qe ne kemi gabimet dhe fajet tona.
Me te vertete kerkojme azil ne Evrope se duam nje jete me te mire per femijet tane, por nderkohe strehojme muxhahidine, ujgure dhe siriane te cileve nul u cenohet asgje por jetojne ne kete diell si ne dhe askushi prej jush nuk e mori parasysh, por ne menyren me te papranueshme z. Macron na kujton 5700 azilante shqiptare kur po kaq jane vetem muxhahidinet iraniane qe strehohen ne shqiperi.
Dhe a e dini qe nje pjese e ketyre azilanteve, arsyen per azil jane shendetesore, per procedura mjeksore qe nuk kryhen ne shqiperi, transplante dhe terapi me te sofistikuara (kete e them pasi mese dy vjet me pare pritem nje perfaqesuese te qeverise franceze e cila kishte ardhur per te hulumtuar se cfare mund te behej ne shqiperi dhe cilat jo).
Ne vend qe komuniteti europian te shtonte financimet per mjekesine u mjaftuan me kete poshterim te radhes qe i bene arberve qe tempullaret pariziene u krijonin vargje.
Ne jemi te varfer, kemi shume mangesira por ne jemi evropiane ne gjenezen tone.
Evropa ishte princesha e bukur kreteza qe u rrembye nga Zeusi dhe mos harroni malet ku ai leshonte vetetimat e tij perballe Otrantos.
Pa dyshim qe nje akt i rendesishem per Evropen do te luhet po perseri ne Arberine hijerende te popullit te lashte qe si bisht ka vetem kordonin e tij umbilikal qe lidh me lashtesine dhe historine e tij dhe me sakrificat e te pareve.