Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Droga në Brazil/ Media Italiane: Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria

Droga në Brazil/ Media Italiane: Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria

Media italiane i ka kushtuar vëmendje sasisë së kokainës të sekuestruar pak ditë më parë në Brazil si dhe trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në shtete të tjera të Europës.

Por, ajo që tërhoqi vëmendje në kokainën e kapur në Brazil, ishte se në paketimin e saj ndodhej stema e klubit të futbollit të Elbasanit. Kjo gjë rriti dyshimet se trafikantët shqiptarë bashkëpunojnë drejtpërdrejtë me kartelin e narko-trafikimit të Amerikës Jugore

Në materialin e përgatitur nga TG3, thuhet se rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria, kryesisht në portin e Durrësit dhe Vlorës në të cilën zbarkojnë kontenierët që marrin mallra nga shtete të tjera. Sipas kësaj media, trafikantët shqiptarë transportojnë drogë nga Holanda, Spanja dhe më pas në Itali dhe në vende të tjera të Europës.

Në këtë kronikë thuhet se trafikantët shqiptarë jo vetëm që shpërndajnë drogë, por ata kanë ndërtuar edhe laboratorët e drogës në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu siç bënte Cosa Nostra para disa vitesh në Itali. TG3 i është referuar laboratorit modern të drogës të gjetur pak vite më parë në Xibrak.

Ndërkohë, prokurori italian i Antimafias, Nicola Gratter, shprehet se mafia shqiptare ka lidhje me mafien “Ndrageta”, gjë e cila rrit edhe më shumë rrezikshmërinë e veprimtarisë tyre.

“Konfirmon që mafia shqiptare bashkëpunon drejtpërdrejtë me kartelin e narko-trafikimit të Amerikës Jugore. Kjo sasi e kokainës ka mbërritur më pak se një muaj më parë në këtë kamion në Brazil. Në brendësi të saj një ngarkesë prej 617kgkokainë e pastër e paketuar me logon e skuadrës së futbollit të Elbasanit, qytet në zemër të Shqipërisë, e quajtur si nyja e trafikimit të heroinës që vjen nga toka në Afganistan dhe të kokainës që vjen përmes detit në kontenier në portin e Vlorës dhe Durrësit. Është mafia shqiptare që kontrollon trafikun dhe laboratorët siç bënte Cosa Nostra në Italinë vitet 70-të. Një laborator droge u gjet pikërisht në Elbasan një laborator ky opiumi i Afganistanit rafinohej dhe kthehej në heroinë  “Ne i shohim shqiptarët në bashkëpunim me “Ndragetën” në trafikun e kokainës” Rrezikshmërinë e mafies shqiptare na e ka treguar prokurori në katanzaro Nicola Gratter cili ka hedhur alarmin për korrupsionin në Shqipëri dy ministra të brendshëm janë hetuar për narkotrafikun. Nëse asnjë nuk kundërshton mafien shqiptare në Shqipëri këta mafioz shqiptarë do të bëhen të plotfuqishëm Lidhja e mafies shqiptare me Italinë e konfirmojnë arrestimet dhe sekuestrimet e shpeshta dhe gjithashtu histori si ajo e Endrit Alibej 34 vjeç.  I arrestuar për trafik droge në vitin 2013 në Itali dhe më pas i vrarë në makinën e tij të luksit qershorin e kaluar në Shqipëri. Një ekzekutim mafioz siç shkruan edhe media shqiptare.”-thuhet në kronikën e TG3./ Opinion.al E.Xh.

Share: