Home KRYESORE E DREJTA NDËRKOMBËTARE DHE DOKËSORE E BANORËVE TË UNAZËS. Nga Prof.ing.av. Sazan...

E DREJTA NDËRKOMBËTARE DHE DOKËSORE E BANORËVE TË UNAZËS. Nga Prof.ing.av. Sazan GURI

Më vjen keq, shumë biles, që shumë qytetare shqiptare s’janë të qartë se ç’ndodh realisht me Banoret e Unazës?! Ose duan të keqen e tjetrit, ose kënaqen me ata qe vuajnë, ose nuk vëne në përdorim pjesen e majte të trurit (llogjikën), ose e hanë sa krahu demagogjinë, ose s’kanë faj, se nuk parashikojnë dot murtajën që mund t’ju vijë nesër te pragu i shtëpise…Por, qytetar i vërtetë, më sakt intelektual i vërtetë është ai, thoshte Stefan Cvajgu sipas psikoanalizës Frojdiane, që parashikon gjëmën që sheh atje larg, larg e tej në horizont, dhe jo ai që mezi sheh te maja e këpucës së vet.

Në fakt, apo sakrifikohen me të vertete banorët në emër te nje vepre publike? Jo ore jo. Këta po sakrifikohen për ndërtime 12-15 katëshe, ku dr.Mortja e ai i gjati nuk duan qe t’i kenë pjese detyrimi në këto ndërtime. Kaq e thjesht është kjo. Mirëpo, atyre nuk iu është thënë, as për 6 muaj, as për 6 vjet, as për 16 vjet, e as për 26 vjet, se ju jeni gabim, pra, shteti të kishte venë thjesht një spango në këto vite, përkundrazi pasi paguan çdo taksë si qytetar barabarë me ne të tjerët, iu tha (i Gjati) se kur të ngrihet enveri nga varri do te ikni ju nga këto shtëpi, që të gjitha këto të thonë, edhe sipas një ligji të së drejtës ndërkombëtare, ata quhen titullar prone dhe shteti i trajton si të tillë, duke i kompesuar.

Sa për unazën, ajo e ka gjerësine e rrugës, sa vazhdimi i saj te pallati me shigjeta. Pse duhen 15m marrje vetëm në anën e tyre? Nëse duhen me te vertet për fluks të lart me automjete, pse nuk mirëmbahet se pari rruga Plepa-Tiranë, që kjo unazë të ketë 60% më pak automjete nga jugu? Nëse duhen me te vertet për fluks të lart me automjete, pse nuk ndërtohet rruga Rrogozhine-Pezë që zbut fluksin për të hyrë në ketë unazë.

A e dini ju që kjo tokë ka qenë tokë lumi, magazina të fashos dhe sipas ligjeve të së drejtës romake apo të Justinianit të parë, më sakt sipas kanunit është tokë publike. A e dini ju se këta banorë me bazë morale respektin ndaj të drejtës së vjetër dokësore mund të zënë edhe me një gur një toke bedel, pra të askujt. Ju mund të thoni se ne jemi shtet modern. Por, ta kishte bërë ky shtet modern zënien me viza e spango uzurpimin e kësaj toke?!. Atyre pak pronarëve nga kompesimet e 7501, banorët aktuale ja kanë blerë me dokumenta të rregullta?. Pse ky shtet ka lejuar legalizimin e 30-40% të tyre dhe sot ja u prish?

Fiksojeni fort të dashur qytetarë, por më shumë ju të pushtetit hysmeqarë, nuk është aspak qëllim vepër urbane publike (rrugë e përmirsuar), por vepër urbane apartamente përfituese midis një kompanie ndërtimi dhe dr.Mortjes e më lart akoma. Sa kushton rruga e tyre – 40milion euro, nga rreth 20 milion euro më e larta që mund të kushtonte?. Po kompesimi i banoreve me 395 familje – 4 milion euro. Po pse, po të thoshin këta mortjet që duhet ta bëjmë rrugën 44 milion euro – 2km, kush do i ndalonte?! Po jo, ore jo, se këta i quajtën shpellarë, se i dinin nga veriu fillimisht, pastaj zuzarë kur morën vesh se kishte edhe nga jugu, të gjithe bashkë i quajten mushkonja dhe hajt t’i shtypim, se nuk kemi kthim prapa. Me banorët e Unazës po ndodh ajo që ka ndodhur sistematikisht, së paku, në këto 30 vjet, me qytetarët anëkënd Shqipërisë, ku shkelen si në Bagdat të drejtat qytetare, ku dhunohemi barbarisht nga institucionet, të cilat në vend që të na mbrojnë, (ju kujtojmë rastin Teater, rastin Laknas, rastin Gjocaj, Mat, rastin Laprakë, etj.).

Ata na bluajnë neve në ingranazhet e pamëshirshme të pushtetit, i cili i pajisur me forcën që i buron prej pabarazisë dhe korrupsionit dhe prej shkeljes së ligjeve, duke i bërë këto ligje të ngecin në misionin e tyre dhe duke i shtrembëruar ato, e duke i bëre të mbrohet pas tyre vetëm kjo tufë shfrytëzuesish, dhe së fundmi, duke e lëne popullin në mëshire të fatit. Njohim nga afër raste të pronave të Unazës, ku shteti është në shkelje flagrante të ligjeve dhe kërkon që me forcën prej rrugaçësh e shkelësish të ligjit, e plaçkitësit të pasurive, t’iu vjedhë pronat qytetarëve, prona të cilat, ecuria e tyre është e mbrojtur me një seri ligjesh. Kësisoj dhe padiskutim që qytetarët, banorë të unazës së re, kanë të drejt në kërkesat e tyre, sa të moralshme, po aq shumë edhe ligjore. Kjo është ajo që mbrojmë ne, që duhet ta bëj çdo qytetar, pa i ardhur murtaja te pragu i shtëpisë. SG

Share: