Home KRYESORE E nominuara e Trump për ambasadore në Shqipëri flet për krizën politike

E nominuara e Trump për ambasadore në Shqipëri flet për krizën politike

Yuri Kim, e nominuara e presidentit amerikan Donald Trump për ambasadore në Shqipëri, është shprehur se SHBA inkurajon Shqipërinë për reformat e nisura.

Kim tha para senatit amerikan, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ngritjen e SPAK dhe të BKH në vendin tonë. Yuri Kim theksoi si pikë të dytë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

“Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyja drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kim.

E nominuara e presidentit amerikan Donald Trump për ambasadore në Shqipëri, tha gjithashtu se do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate.

Kim deklaroi se do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri, kështu do të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet.

Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ndërkohë që aktualisht ambasada amerikane në Shqipëri drejtohet nga zv/ ambasadorja, e ngarkura me punë  Leyla Moses Ones./Opinion.al

Share: