Home KRYESORE Ema Andrea: I dashur koleg,Neritan Liçaj…

Ema Andrea: I dashur koleg,Neritan Liçaj…

Nuk e di a eshte apo do behet i vertete lajmi per largimin tend nga vendi i punes,dhe as dua te flas per talentin tend,pasi nuk me duhen dite si kjo e sotmja per me e njohe!
As nuk do flas per motivimin potencial te ketij akti,sepse mendja ime ka shkuar shume me heret ne kohe,..diku tek “çastet” e klounit…pak para se te largohet nga skena e te thote “ndjese per shqetesimin”..heret po bredh mendja..qe kur lindem…

Me shtyn me shkrujt nje mehje fryme qe mund te jete shenje deshperimi…
Jam,larg atij vendi, jam ne vendin qe ne e therrasim “ehh por bota ti njeh vlerat!” e prap nuk marr dot fryme(por kjo ka pak rendesi)

Nuk jam e merzitur per ty,koleg por per faktin se ky lajm eshte lehtesisht i besueshem e mundshem, po,ne kete vend ku:
Qe prej kohes se diktatures,drejtuesit e institucioneve te artit e kultures jane zgjedhje te pushtetit politik,

Ku,qe prej kohes se diktatures,vendi i punes fitohet si shperblim per sherbimin ne parti e ne pushtet e jo per merita,

Ku,qe prej asaj kohe,artistet lançohen e linçohen sipas interesit te vorbulles se pushtetit

Ku, qe prej asaj kohe,endrra e artistit eshte te zere nje vend pune ne nje nga institucionet e bulevardit ne Tirane,

Ku,artistet konsiderohen si punetore me ore pune (edhe keto te numeruara keq) e jo si krijues,

Ku,shpesh jane baraz me objektet qe blihen,nga ofertuesi me i ulet

Ku,pushteti hapesiren e artit e ka vizituar,dikur per censure e sot per qoke,duartrokitje e foto per elektorat,
Ku,hapesiren e artit e kultures e kane zene politika,telenovela e thashethemi

Ku,arti e ka humb misionin e vet
Ku,hapesiren e krijimtarise e ka zene mbijetesa,

Ku,vendet e punes mbahen me heshtje apo sherbime jo profesionale
Ku,mendimet autonome,bejne habi,e ngjyrosen me perkatesi

Ku,artisti dalngadale do diskutoje ekzistencen e vet,
Ku,te thyesh ligjin quhet trimeri e arroganca elokuence sexy

Ku, termat “i shitur” e ” i blere” dolen nga fjaloret e marksizmit e dhunshem i bene mburoja e heshta primitive
Ku,liria e pavaresia ndeshkohen me perjashtim,

E per gjithe kete e me teper akoma,ndjej deshperim, sepse do te doja ti jepja kuptim te kaluares sime,besimit tim, parimeve per te cilat rezistova jashte bulevardit sepse enderroj nje te ardhme me Sy, !

Ndaj,koleg,nuk jam e deshperuar per ty,por per veten! Anì,askujt ska me i ba keq ky deshperim,veç meje,si gjithmone..
M Ps. Dikujt mund tja japin vendin e punes e famen e parate dhe mos behet kurre krijues e artist! Nje krijuesi mund tja heqesh te gjitha keto,por artist mbetet sepse ka lindur i tille!

Pss. …me falni per shqetesimin!

Share: