Home KRYESORE Gjykata jep masën e sigurisë për të ndaluarit te Unaza e Re

Gjykata jep masën e sigurisë për të ndaluarit te Unaza e Re

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për 10 protestuesit e ndaluar në zonën e Unazës së Re ditën e dielë.

Gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për të gjithë të ndaluarit përfshi edhe ish-deputetin Klevis Balliu.

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për 10 të arrestuarit pas protestës së të dielës në zonën e Astirit.

Personat e ndaluar nga policia ishin: Rruzhdi Maqinaj, Safet Maksuti, Benard Nezha, Kujtim Ylli, Bajram Noka, Agron Thaçi, Artan Muçmata, Klevis Balliu, Dritan Noku, Andi Sharra. /Opinion.al

Share: