Home KRYESORE Habit deputeti: Na kanë borxh integrimin pa kushte

Habit deputeti: Na kanë borxh integrimin pa kushte

Deputeti i opozitës së re parlamentare, Zef Shtjefni deklaroi sot nga Kuvendi se mos hapja e negociatave me Shqipërinë nuk erdhi si as prej reformimit të BE-së as prej mos plotësimit të kushteve nga Shqipëria.

Sipas tij BE nuk e pranoi Shqipërinë për shkak të islamofobisë.

“Nëse Europa nuk më pranon më vëllanë tim mysliman nuk dua të futem në Europë. BE nuk na pranoi për shkak të islamofobisë dhe aleanca ruso-serbe që kërkon një Shqipëri të trazuar dhe një rajon të trazuar. Shqiptarët kanë treguar se kanë shkëlqyer. Nuk duan një vend të stabilizuar. Këto janë të hershme. Kemi derdhur gjak për Europën dhe sot duhet të na kthejë borxhin. Na kanë borxh integrimin pa kushte. Franca dhe Macron gabuan. Kur terrorizmi goditi Francë ne i mbështetën. Bashkëjetesën tonë fetare na e ka zili gjithë bota”, u shpreh Zef Shtjefni. /Opinion.al

Share: