Home Gjeo-Ekonomia Ish ministri i jashtem: Shengeni” Rama-Vucic nga dje zgjatim i Eurasian te...

Ish ministri i jashtem: Shengeni” Rama-Vucic nga dje zgjatim i Eurasian te Putininit

Nga Tritan Shehu

Firmosja dje ne Moske me gjithe kundershtite e shprehura nga BE dhe ShBA, e Traktatit midis Serbise dhe Unionit Euroasian te kontrolluar nga Rusia, e ben te ashtuquajturin “Shengen” ballkanik direkt apo indirekt nje zgjatim te ”dores” Ruse ne Ballkanin Perendimor.

Pra ajo qe dihej dje u konfirmua, aresyeja dhe porositesit e vertete te insistimit te Vucic per te nenshkruar ate “Shengen” si “Jugosllavine e Re”, duke tentuar dhe anashkalimin e Kosoves.

Afrimi me Rusine ngel thelbi i asaj mareveshje “ballkanike”, gje qe u shpjegua qarte nga Vucic mbas vendimit te KE per negociatat dhe qe u materializua nga firmosja e Traktatit Serbi-Unioni Eurasian dje.

Nje bashkeautoresi e Rames ne kete projekt ndesh me interesat shqiptare, anti europian, sinkron me tentativat e aleancave te vjetra e te reja Lindore per ta cuar Shqiperine e Rajonin drejt Lindjes, eshte nje pengese serioze per rrugen tone te integrimit.

Ne shqiptaret per asnje cmim nuk mund te lejojme te na percajne e te na degdisin perseri larg familjes sone Europiane e Perendimore.

Share: