Home KRYESORE “Katsifas”, Rama: Nuk sjell konflikt mes shqiptarëve dhe grekëve

“Katsifas”, Rama: Nuk sjell konflikt mes shqiptarëve dhe grekëve

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për për “Euronews Greqi”, ka folur në lidhje me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Në këtë intervistë , Rama ka konsideruar “marrëzi” reagimet nga disa anëtarë të pakicës greke, për ligjin e ri të shpronësimeve, të cilët frikësohen për pasuritë e tyre.

“Shqipëria është një shembull i ndritshëm i respektit për të gjitha pakicat dhe për grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. Po, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi. Për sa i përket ligjit, ne kemi punuar për një kohë të gjatë për të zgjidhur çështjet e pronave, shumë të komplikuara pas rënies së komunizmit, pasi regjimi nuk lejonte asnjë pronë. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është thjesht të riformulojmë legjislacionin ekzistues për të mirën e të gjithëve, dhe të luftojmë një sistem korrupsioni që derdh – mund të themi – gjakun e njerëzve për pronat e tyre. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me pakicën greke, por me të gjithë”, -ka deklaruar Rama.

Ndërkohë, Rama është pyetur dhe në lidhje me vdekjen Kostandin Katsifas, në Bularat të Gjirokastrës. Rama ka thënë se ajo ngjarje ishte një “çmendur ekstremiste”. Rama hodhi poshtë mundësinë se vdekja e Katsifas do të ngjalle një konflikt mes minoritarëve grek me qytetarët shqiptarë.

“Unë nuk mendoj kështu. Përkundrazi, besoj se historia e dy komuniteteve tregon që nëse politika ose agjendat e ndryshme politike nuk ndërhyjnë, komunitetet janë një. Prandaj nuk ka ndarje apo urrejtje në zemrat e komuniteteve ku shqiptarët dhe grekët kanë jetuar së bashku për shumë vite. Ata janë një shembull i shkëlqyeshëm se si politika duhet të merret me faktin se ne jemi fqinjë dhe sa “të mallkuar” jemi për të jetuar së bashku dhe ta duam njëri-tjetrin. Nëse politika nuk fut hundët për interesa të brendshme dhe përpiqet të fitojë mbështetje duke ushqyer urrejtje, asgjë e keqe nuk mund të ndodhë”, -tha Rama./ Opinion.al

Share: