Home I pakategorizuar Kosovë, LDK kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi

Kosovë, LDK kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të bëhet rinumërimi i votave. Kjo forcë politike në Kosovë pretendon se një gabim teknik ka ndodhur në formularët e KQZ-së. Prandaj ky subjekt nëpërmjet një kërkese që e ka dorëzuar në PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa) po kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi.

“Ne kemi kërkuar rinumërim në shkallë vendi. Se gabimi ka ndodhur në shkallë vendi. Pra në të gjithë Kosovën. Fjala është për një gabim teknik por që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë përshkrimit të rezultateve në formular ka pas lëvizje të renditjeve të partive. Ne kemi kërkua me u rinumërua votat edhe me u përshkrua në formularët e rijnë”, ka deklaruar anëtari i shtabit zgjedhor të LDK-së, Florian Dushi.

Përveç LDK-së është ankuar edhe Nisma e Fatmir Limajt si dhe PDK. PZAP-i ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto tre ankesa./ Opinion.al

Share: