Home KRYESORE PD: Prokuroria konfirmoi se Agim Kajmaku është Jogor Toto

PD: Prokuroria konfirmoi se Agim Kajmaku është Jogor Toto

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se Prokuroria konfirmoi zyrtarisht se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është Jorgo Toto, i akuzuar për vepra kriminale nga Partia Demokratike.

Në një dalje për mediat, Bardhi deklaron se kjo është konfirmuar pas krahasimeve të bëra ndaj gjurmëve të gishtave.

Duke u nisur nga këto të dhëna, Bardhi tha se akuzat e PD janë të vërteta dhe se Agim Kajmaku duhet të shkarkohet pasi ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

“Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike. Bardhi citon shkresën e prokurorisë: “Nga informacioni i zyrës interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmëve te gishtave te shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët daktiloskopike që ndodhen ne bazën e te dhënave kriminale te Greqisë, rezulton se këto gjurmë përputhen me gjurmët e gishtave të shtetasit Jorgo Toto.Nga verifikimet e kryera konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin se ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim. Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke, ku i është berë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër, rezulton se Agim Kajmaku ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datën 30 Mars 2004 emër/mbiemër nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në Bashkinë e Vorës, është rrëzuar. PD e ka te qarte se Edi Rama nuk ka vullnet për ta luftuar krimin dhe se pushtetin e tij e ka te lidhur me krimin.

Mirëpo shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut, nuk është me një çështje e vullnetit në dorë të Edi Ramës. Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator 2019,”-tha Bardhi./ Opinion.al

Share: