Home I pakategorizuar PD publikon videon: Shqipëria nuk mund të jetë peng e dështimit të...

PD publikon videon: Shqipëria nuk mund të jetë peng e dështimit të Ramës

Ditën e sotme partia Demokratike ka publikuar një video, ku shprehet se rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë.

Në videon e publikuar nga PD, shfaqen kushtet e caktuara nga Bundestagu, ndërsa theksohet se kryeministri Edi Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve.

Sipas  selisë blu, Rama u refuzua nga Europa për shkak se i mungon vullneti për të zhvilluar Shqipërinë.

KUSHTET E BUNDESTAGUT

1.Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
2. Miratimi i Reformës Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.
3. Zbatimi i Reformës Zgjedhore.
4. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave.
5. Funksionimi i Prokurorisë Speciale për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK).
6. Rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë.
7. Përparime në Reformën e Administratës Publike dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjin.
8. Ndjekja penale e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut.
9. Sqarimi përfundimtar i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe përsëritja e tyre në përputhje me reformën zgjedhore, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë./ Opinion.al

Share: