Home KRYESORE Plani për të dalë nga kriza, Rama i jep përgjigje Bashës

Plani për të dalë nga kriza, Rama i jep përgjigje Bashës

Kryeministri Edi Rama është i bindur se plotësimi i dy prej kushteve të vendosur nga Bundestagu gjerman janë plotësisht të realizueshme brenda këtij viti, pavarësisht se ka ende mundësi që jo të gjithë shtetet e BE të miratojnë çeljen e negociatave.

“Ka dy kushte që janë plotësisht të realizueshme brenda këtij viti, qoftë Reforma Zgjedhore, qoftë plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe funksioni i Gjykatës së Lartë edhe SPAK. Pastaj, të tjerat nuk janë më në dorën tonë. Duhet të mësohemi se përfshirja në BE është përfshirja në një familje me shumë anëtarë me shumë kërkesa dhe interesa. Ashtu si duhet të mësohemi se ky është një proces me kushte”, tha Rama.

I pyetur në lidhje me propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se i ka dorëzuar Kryeministrit një plan për të dalë nga kriza, Rama u përgjigj: “Unë kam në dorë të shkaktoj tërmete artificiale, por jo t’i parandaloj kur ato ndodhin diku tjetër. Është njësoj si një karrocë me kalë t’i thotë një treni hap krahun”./ Opinion.al

Share: