Home KRYESORE Rama kritika ndaj BE-së: Goditën besueshmërinë e tyre, nuk mbajtën fjalën

Rama kritika ndaj BE-së: Goditën besueshmërinë e tyre, nuk mbajtën fjalën

Gjatë fjalës së tij në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, kryeministri Rama u tregua i ashpër ndaj Bashkimit Europian për “mos vendimin” sic e quajti ai në lidhje me negociatat.

Rama tha se BE i dha një goditje besueshmërisë së tij në rajon pasi ka treguar mungesë kohezioni dhe kapaciteti për të mbajtur fjalën.

“Bashkimi Europian me vendimin e marrë apo mosvendimin që rezultoi në fund të një debati të nxehtë mes veti ndër të tjera dha një goditje besueshmërisë së vet. Do të jetë e vështirë për të dyja palët në procesin e dialogut që të besojnë në mundësinë e incentivave që mund të deklarohen por mund të mos mbahen. Po bëhen disa herë që BE nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës kemi një nga shembujt më flagrantë të mungesës së kapacitetit për të mbajtur fjalën. Nuk duhet të harrojmë që nuk është një shtet por një tërësi shtetesh e cila funksionon në bazë të konsensusit dhe mjafton që një shtet të kundërvihet dhe të gjitha shtetet në tërësi vihen në vështirësi.

E kam fjalën tek kushtëzimi absurd, por që mor në konsideratë, për liberalizimin e vizave me Kosovën pas kryerjes së marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Është një rast unikal dhe ndërkohë që nga viti viti 2014 Be ka liberalizuar vizat për 100 milionë njerëz të cilët jetojnë në territore që nuk kanë asnjë proces negociatash apo nuk janë në perspektivën e negociatave marrja peng në këtë farë feje e 2 milionë shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, deri në pikën e transformimit të një vendi të çliruar nga fuqitë e vendeve evropiane në aleancë me SHBA, tejkalon kufirin e çdo absurdi. Është një pengmarrje që reflekton mungesë kohezioni dhe kapaciteti për të vepruar në mënyrë të unifikuar dhe rënien e gjithë familjes evropiane në grackën e një vendi që për arsye të ndryshme imponon mos konsensusin” tha Rama.

Megjithatë kryeministri deklaroi se reformat ne nuk i bëjmë se na i kërkojnë por sepse i shërbejnë perspektivës evropiane të Shqipërisë duke nënvizuar se qëllimi drejt BE-së mbetet i njejtë.

“Ajo që mbetet e pa lëvizshme është se shqiptarët nuk kanë asnjë rrugë përveç se të ecin në rrugën e vetme që ka piketuar historia jonë dhe është trashëguar si amanet në vetëdijen e kombit tonë, rruga drejt perëndimit, drejt BE në aleancë me Shtetet e Bashkuara. Nuk i bëjmë reformat as për SHBA as për BE. Nuk i shikojmë këto ndryshime të domosdoshme sepse na kërkohet nga ata por sepse e kërkon destinacioni ynë historik. Krijimi i një hapësirë shqiptare, i një shteti modern funksional. Mungesa e një vendimi pozitiv për Shqipërinë ka goditur psikologjikisht të gjithë pasi Poja lidhet me një burim energjie për të çuar para reformat por nuk ka ndryshuar gjë sepse të njëjtat gjera që do të bënte Shqipëria edhe po të merrte ponë do ti bëjë” deklaroi kryeministri Rama. /Opinion.al

Share: