Kryeministri ka mbledhur rreth 200 biznesmenët më të mëdhenjë të vendit në Pallatin e Brigadave për tu bërë atyre thirrje për një nismë të përbashkët për të rregulluar imazhin e tyre në publik. Rama është shprehur i shqetësuar se në shoqëri po rritet “një frymë agresive kundrejt biznesmenit të madh dhe gogolit të oligarkut”. “Ju i keni dëgjuar ftesat për të djegur ndërmarrjet tuaja, bankat, bëhen ftesa për ti’u turrur shtëpive tuaja” u tha Rama biznesmenëve që kishte përballë dhe që e dëgjonin si nxënës të urtë. Lojtës Videosh00:0001:47
Dhe për të përmbysur këtë tendencë kryeministri iu propozoi atyre që të bëheshin lokomotiva morale të shoqërisë duke investuar nga paratë e tyre për më të pamundurit dhe më të vobektët. Propozimi i shefit të qeverisë, që mbetet ende për tu detajuar prezumonte dhenien e një shifre 2% të dividentit nga biznesmenët e mëdhenj dhe krijimin e një fondi ku do të kontribuonin edhe biznesmenë të huaj apo shqiptarë jashtë atdheut.
Lexo më tej:
Andi Bushati:Rama, kirurgu estetik i oligarkëve
Rama i mëshoi shumë faktit se ka një kospiracion për të shndërruar në gogol fytyrën e oligarkut dhe se sipas tij kjo është një fantazëm e krijuar nga ata që pretendojnë se për një kategori njerzish gjithçka është fushë më lule dhe se ata ndryshojnë edhe vendimmarrjen e qeverisë për interest e tyre. Pikërisht për këtë ai propozoi edhe nismat për ta tjetërsuar këtë imazh.
Pak ditë më parë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje publikut, në emër të parimeve të solidaritetit të majtë, të mbështeteshin tek njëri tjetri dhe ti bojkotoniin prodhimet e oligarkëve. “Bleni tek dyqanet e vogla të lagjeve, merrni taksitë e komshiut që keni pranë shtëpisë dhe mos i bëni xhiro atyre që përfitojnë në kurrizin tuaj nga favoret që u bën Rama” iu drejtua ajo qytetarëve.
©Lapsi.al