Home KRYESORE “Shërbimet serbe janë ulur në Prishtinë, në një takimin në Rumani…”

“Shërbimet serbe janë ulur në Prishtinë, në një takimin në Rumani…”

“Kjo loja me SHBA-në është një lojë koti. Mos bëni garë me këtë gjë, sepse keni një problem. Një rrezik shumë të madh ka Kosova në këto zgjedhje, shërbimet serbe janë ulur në Prishtinë. Shërbimet serbe po dirigjojnë fushata goditëse ndaj kandidatëve që u rrezikojnë planet serbe mbi Kosovën. Para 5 ditësh në Timișoara në Rumani është bërë një takim, është projektuar një fushatë goditëse ndaj karshi kandidatëve që kundërshtojnë ndarjen e Kosovës. Dihet shumë mirë kush e ka bërë, do dalin dhe emrat. Unë ka po iu them. Nga sonte deri në fund të fushatës, do shikoni një fushatë goditje dhe përbaltosje kundër kandidatëve që kundërshtojnë ndarjen e Kosovës”.

Ka qenë ky paralajmërimi që ka bërë Kreshnik Collaku në emisionin Opinion, teksa po diskutohej për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

Subjektet politike, të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarisht kanë nisur fushatën nga 25 shtatori.

Bazuar në listat e kandidatëve për deputetë të të gjitha partive politike, në garë për 120 vendet në Kuvendin e Kosovës, janë gjithsej 1068 kandidatë.

Në listën përfundimtare të votuesve, sipas Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve numri i votuesve është 1,937.868, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1,801.800 fletëvotime, pra 136,068 apo 7.02 për qind fletëvotime më pak se votues.

Një garë mjaft interesante zgjedhore pritet të jetë edhe ajo ndërmjet partive nga komunitetet jo shumicë. Kushtetuta e Kosovës, u garanton 20 vende komuniteteve jo shumicë, prej tyre 10 komunitetit serb dhe po aq komuniteteve joserbe./ Opinion.al

Share: