Home KRYESORE Zingraf: Gjermania nuk bën rolin e negociatorit për reformën zgjedhore

Zingraf: Gjermania nuk bën rolin e negociatorit për reformën zgjedhore

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, gjatë konferencës “Tetori Gjerman”, është shprehur se reformat e ndërmarra nga Shqipëria duhet të shkojnë më thellë .

Zingraf foli dhe për vendimin e Bundestagut, i cili i dha dritën jeshile për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas tij, votimi i Bundestagut është një dëshmi e cila tregon se Shqipëria do të pranohet në Bashkimin Europian. Ambasadori gjerman foli dhe për kushtet e vendosura nga Budestagu, duke nënvizuar se ato do të përmbushen në dy faza.

“Budestagu gjerman dha një ‘po’ për Shqipërinë, ai luan një rol të fuqishën dhe qeverisë federale i nevojitet ky vendim i bundestagut gjerman, kjo është një dëshmi se Shqipëria do të pranohet në Bashkimin Europian. Bundestagu ka formuluar disa kushte që disa duhet të përmbushen në fazën e parë dhe të tjerat në fazen e dytë” u shpreh ai..

Zingraf foli për krizën politike si dhe për procesin e reformës zgjedhore, duke theksuar se Gjermania nuk mund të bëj rolin e negociatorit për palët politike në Shqipëri. Ambasadori theksoi se zgjidhja e krizës politike duhet të vijë nga institucionet brenda Shqipërisë dhe jo nga faktorët ndërkombëtar.

“Jam i bindur plotësisht që zgjidhja për konfliktet politike vjen nga brenda dhe institucionet. Gjermania nuk është negociator. Kemi folur me partitë dhe kemi dhënë mbështetjen teknike. Në kuadër të Komisionit të Reformës Zgjedhore, një ekspert gjerman ka bashkëpunuar duke vendosur një draft në tavolinë. Mbi të mund të punohet”-tha Zingraf./ Opinion.al E.Xh.

Share: