Home KRYESORE Akuza për ambasadorët, Ylli Rakipi jep disa detaje…

Akuza për ambasadorët, Ylli Rakipi jep disa detaje…

Ambasadori i OSBE dhe i Bashkimit Europian në Tiranë kanë heshtur përballë gjendjes së Shqipërisë ka deklaruar gazetari Ylli Rakipi.

Në një intervistë televizive ai ka komentuar qëndrimin e ndërkombëtarëve. Teksa fliste për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luixhi Soreka, Rakipi tha se “nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh” por sipas tij është e rëndësishme pse Soreka sipas tij është keqbërës.

“Për mua nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreka, një ambasador i cili mendohet se është implikuar. Pse është një keqbërës ambasadori Soreka? E keni dëgjuar ju të ngrihet e të thotë që Shqipëria është e mbushur me kanabis? A e ka parë Soreka që Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis? Shqipëria për shkak të krimit, kanabisit është kthyer në vend të rëndësishëm të transportit të saj. Këto janë problematikat që opozita politike e cila nuk ekziston duhet t’i ngrejë dhe jo të thotë budallallëqe për ambasadorin”, tha Rakipi.

Me nota më të forta ai komentoi ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt, të cilin e akuzoi se është bërë palë me qeverinë.

“Borchardt duhet të largohet sa më parë nga ky vend. Nuk është si Volfart që hante qofte, por ky që u ngre gishtin qytetarëve duhet të largohet. Një njeri që është bërë një me qeverinë dhe punon për qeverinë. E dini ju sa gëzohen ambasadorët kur emërohen në Shqipëri. Borchardt ambasador qesharak është pjesë integrale e regjimit. Unë nuk e kam dëgjuar të pipëtijë për atë çka ndodh në këtë vend”, shtoi Rakipi. /Opinion.al

Share: