Ish-deputetja socialiste Arta Dade, teksa ka komentuar situatën politike në vend,ka folur dhe në lidhje për raportet e saj me kryeministrin, Edi Rama.
Dade ka shprehur pakënaqësi për sistemin aktual, ndërsa ka theksuar se ajo nuk ka pranuar të punojë me kryeministrin Rama. Ish-deputetja socialiste thekson se ka qenë e vetmja në mbledhjen e asamblesë që ka ngritur zërin kur është shkelur statuti i PS.
Duke marrë shkas nga kjo gjë, Dade ka kërkuar largimin e Ramës nga PS, gjë e cila prishi dhe marrëdhëniet me kryeministrin.
“Nëse do të kishim këtë format me këtë lider partie, me këtë kryesi. Nuk e pranoj. Unë kam refuzuar të punoj me Edi Ramën që në momentin kur refuzova të jem pjesë e tij në listën e kryesisë. Në mbledhjen e asamblesë mbeta i vetmi zë për shkeljet flagrante të statutit. Dhe nisur nga kjo unë kam menduar që Edi Rama duhet të ikte, PS duhet të krijonte një ekip me vlera”, u shpreh Dade./ Opinion.al