Home KRYESORE Autorifleksion i një gruaje të dhunuar!

Autorifleksion i një gruaje të dhunuar!

Nga Marsela Koci

Ai e mban gjithmone në shtepi, aty e lë te sirtari i komosë në dhomën ku fle, sa herë që bën faj më thotë hidhi një herë sytë andej. Un nuk bëj faj, bëj sic ai më thotë, brava kucka ime kështu vazhdo! Shkoj në punë, psonis me lekët e mia, bëj punët e shtëpisë dhe pastroj e kuroj nënën e tij ndonjëherë kur ai ka dëshirë hap këmbët për të.

Më merr kokën në dorë më përkëdhel flokët e lehtas mi tërheq, gishtat si pinca fillojnë e shtrëngohen kur unë kokën tërheq.

Uh, cfarë tmerri, tani jam aty e ulur nën gjunjët e tij, ai më merr fytyrën ndër duar dhe thotë se do më zhgarravisë.

Marr librat me vete, rrobat e mia dhe te nëna ime shkoj, mbasi kanë kaluar disa orë te dera trokasin me zemërim, ah moj nënë e dashur më duhet të shkoj.

Ai vjen gjithmonë kështu me këmbët që i merren nga alkoli e ulërimat që gjithë lagjen zgjojnë, e ka marrë me vete shoqen e sirtarit dhe me klithma tmerri më kërcënon.

Më vjen keq për nënën që fillon e qan me lot si t’ja bëjmë kësaj pune s’po mundem ta ndreq dot. E marrë me të mirë, kërkoj ta qetësojë, ai si një shtazë më vërsulet e më hedh në tokë.

O nëna ime që këto skena të takon ti shikosh, ndihem keq për ty o nënë mbylli sytë e mos shiko.

Je kucka ime ti, pse nga shpia largohesh, më tërheq zvarrë prej flokësh e më shan më denigron.

Nuk jam gruaja jote, më sic thua ti nuk bëj, nuk rri me një të cmëndur në shpi që vetëm më bën dem.

E ke vajzën atje, këtë mos e harro, po shkove ti ajo këtu është në duart e mia, kështu rri urtë e mos më provoko.

I harroj të gjitha planet kur atë më kujton, sa e tmerrshme qënka kur evlatin të gacmojnë. Oh, tmerr nuk di ku të futem se dua jetën fare dua të vdes e të harroem. Po vajza ku do shkoje? Oh mjera un e mjera, s di si të shpetoj, makthi frika tmerri mendjen më turbollojnë. Bie në shtrat e vdekur si një gur i rëndë mbase ai gur atij në kokë i rëntë. Por se gjen gjë të ligun, populli se thotë kot ka ardh në ketë botë për të sjellë vec lot.

Befas sytë i hap e verdall e shoh një dritë shprese, një numër telefoni një emer i dhënë dikur në një qëndër ku shkoja dhe qaja. Më vjen ndërmend një vajzë, e dashur ajo shumë më përqafoi fort më tha hajde te unë. E thurra numrin shpejt zërin ja dëgjova, më tha me shumë mirësi të pres te unë tani.

Ajo rrugë e largët zemrën ma copëtoi i thash vajzës po të lë nga ty po largohem. Do luajmë me zjarrin por sot duhet ta bëjmë se ndryshe s do vijë kurre dita të iki nga ky vënd.

Në gji e shtrëngova e putha perqafova faqet me lot ja njoma, ajo me tha ik mami se po shpëtove ti edhe unë shpetova. Zemër që dridheron, sytë që më lotojnë ëndrra e shpetimit nga ty po më largon. Edhe sa do pres, ketu në vetmi ajo Europa s’ishte kaq e lehtë kudo mbyllur dyert që trokas i gjejë.

Jam e tmerruar më shumë se atje, jam një fije peri e vetme mbi dhe. S di kujt ti besoj, nuk di ku te shkoj nje ilegale përjetë rrezikoje të mbesë, kjo demokracia spaska qene hic e vertetë liria e premtuar edhe këtu, larg atij gjakpirësi me duket e mohuar, s’ka liri për viktimat, ndihem sërish e kërcënuar.

Share: