Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Tiranës, ka kujtuar intelektualët dhe patriotët shqiptar, “të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944.”
Basha shprehet në rrjetet sociale, se vrasja pa gjyq e mijëra shqiptarëvë në sistemin komunist, kërkon reflektim që mos lejohet rivendosja e sistemit komunist në Shqipëri.
“Nderim përjetë intelektualëve dhe patriotëve të shquar të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944. Sakrifica sublime e mijëra shqiptarëve që u vranë me dhe pa gjyq nga regjimi komunist, kërkon reflektim dhe veprim për të mos lejuar me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim,”-shkrian Basha./ Opinion.al